PROGRAMI MËSIMOR I LËNDËS E DREJTA E MJEDISIT 1
TITULLI I LËNDËS: KODI I LËNDËS: TITULLARI: E Drejta e Mjedisit ME ZGJEDHJE IRIS PETRELA KREDITET: 4 KOHA E REALIZIMIT: sistemi 3+2) 1 semestër, semestri IIt ë (viti i dytë i studimeve KONTAKTIMI I PEDAGOGUT: Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti Tiranë, Rruga Milto Tutulani, Departamenti i të Drejtës Publike, e-mail: mjedisi@gmail.com Tel. 04-22224537 ose 04-2235838. PËRSHKRIMI I LËNDËS: E Drejta e Mjedisit zhvillohet si lëndë me zgjedhje për studentët e vitit të katërt të Fakultetit të Drejtësisë Tiranë. Objekti i studimit të kësaj lënde është tërësia e parimeve, institucioneve, akteve normative dhe mekanizmave kombëtarë apo ndërkombëtare në mbrojtje të mjedisit. Lënda zhvillohet vetëm me leksione përgjatë semestrit të parë, të cilat janë fakultative. OBJEKTIVAT E LËNDËS: 1. Njohuri mbi legjislacionin vendas në fushën mjedisore 2. Njohuri mbi zbatueshmërinë e marrëveshjeve ndërkombëtare mjedisore në Shqipëri 3. Njohuri mbi mekanizmat mbrojtës kombëtarë dhe ndërkombëtarë për ruajtjen e mjedisit VEPRIMTARITË: FREKUENTIMI: Orët teorike shpërndahen në 15 javë mësimore total 45 orë leksionesh Leksionet ndiqen në mënyrë fakultative. PËRGJEGJËSITË E STUDENTIT: 1.Të frekuentojë në mënyrë fakultative leksionet e lëndës, por të sigurojë në mënyrë të detyrueshme literaturën e njoftuar nga pedagogu i lëndës. 2. Të përvetësojë literaturën e detajuar më poshtë. 3. Të përgatisë detyrën e kursit në përfundim të semestrit, sipas udhëzimeve të dhëna paraprakisht nga pedagogu gjatë orëve të leksioneve dhe ta dorëzojë në departamentin e së Drejtës Publike para hyrjes në provimin përfundimtar të lëndës të printuar ose elektronikisht në adresën e kontaktit të pedagogut. 2
VLERËSIMI: Vlerësimi i studentit do të jetë bashkim i vlerësimit të detyrës së kursit dhe provimit përfundimtar të lëndës si vijon: 1. Detyra e kursit vlen 20% të notës, ose 20 pikë 2. Provimi i lëndës vlen 80% të notës, ose 80 pikë 3. Totali i mundshëm i pikëve është 100 që i korrespondon notës maksimale 10. 4. Do të konsiderohet kalues (marr ës i krediteve të lëndës) studenti që grumbullon 40% të pikëve. LITERATURA E REKOMANDUAR: 1. Leksione të përgatitura nga pedagogu i lëndës 2. Akte Ligjore Mjedisore në Shqipëri nr.1 (1990-2000), Botime të REC 3. Akte Ndërkombëtare Mjedisore nr.2 (konventat), Botime të REC 4. Akte Ligjore Mjedisore në Shqipëri nr.3 (2000-2003), Botime të REC 5. Akte Ligjore Mjedisore në Shqipëri nr.4 (2004-2006), Botime të REC 6. Akte Ligjore Mjedisore në Shqipëri nr.5 (2007-2009), Botime të REC 7. E drejta për t iu drejtuar gjykatës për çështje mjedisore Vlerësim për zbatimin në Shqipëri, Botime të REC 8. International Law and the Environment, Patricia Birnie, Alan Boyle & Catherine Redgwell, Oxford University Press, 2009 9. Environmental Law, Stuart Bell & Donald McGillivray, Oxford University Press, 2008 10. Faqe interneti për gjetje informacioni në gjuhën shqip dhe gjuhë të huaja të rekomanduara nga pedagogu i lëndës në varësi të temave konkrete të leksioneve për përgatitjen e detyrës së kursit, si shembuj: - Foundation for International Environmental Law and Development (FIELD) http://www.field.org.uk/ - ASIL Guide to Electronic Resources for International Law at http://www.asil.org/env1.cfm PLANI I LEKSIONEVE: TEMA 1 Hyrje në të Drejtën e Mjedisit Çfarë është e Drejta e Mjedisit? Terminologji e lëndës Hierarkia e akteve normative të fushës mjedisore Raporti e drejtë kombëtare / ndërkombëtare TEMA 2 E Drejta Ndërkombëtare e Mjedisit Objekti i studimit Burimet e së drejtës Historiku i zhvillimit të së drejtës së mjedisit Konventat prezantim i përgjithshëm Roli dhe rëndësia e kësaj dege të së drejtës, lidhja me të drejta të tjera 3
E Drejta Penale E Drejta Administrative TEMA 3 Legjislacioni Shqiptar mbi mjedisin Historik i shkurtër Kuadri institucional aktual Kuadri ligjor aktual, drejtimet e tij Dinamika e legjislacionit vendas TEMA 4 Legjislacioni mbi biodiversitetin Mbrojtja e mjedisit Fauna, flora, gjuetia, peshkimi, parqet natyrore Aderimet e RSH në këtë drejtim Detyrimet përkatëse të shtetit shqiptar TEMA 5 Strukturat me kompetenca në fushën mjedisore Strukturat shtetërore në nivel qendror dhe vendor Organizimet vullnetare të shtetasve (NGO) E drejta e informimit të publikut dhe pjesëmarrjes në çështjet mjedisore Roli i gjykatave TEMA 6 Legjislacioni evropian mbi çështjet mjedisore Historik i shkurtër Llojet e akteve në kuadër të Komuniteteve Evropiane Institucionet kryesore evropiane në fushën mjedisore Mekanizmat mbrojtës që ofrojnë konventat Evropiane Bashkëpunimi Shqipëri KE në kuadër të MSA-së TEMA 7 Biodiversiteti Plan veprimi evropian mbi biodiversitetin (2006-2010) Strategjia mbi biodiversitetin Konventa e Bernës mbi mbrojtjen e habitateve natyrore Konventa e Rio de Zhaneiros mbi diversitetin biologjik Strategjia mbi përdorimin e burimeve natyrore TEMA 8 Fauna dhe Flora, Pyjet Konventa për mbrojtjen e Alpeve Mbrojtja e specieve të rrezikuara bimore apo shtazore 4
Plan veprimi evropian mbi pyjet Strategjia e Bashkimit Evropian mbi pyjet TEMA 9 Konventa e Aarusit Analizë e përmbajtjes së konventës Detyrimet e shteteve pjesëmarrëse Mekanizmat mbrojtës që ajo ofron Veprimi në kohë dhe hapësirë i konventës Strategjia dhe plan veprimi i Shqipërisë TEMA 10 Të drejtat e njeriut dhe mjedisi Raporti midis të drejtave të njeriut dhe të drejtës së mjedisit Të drejta të njeriut me ndikimi mbi mjedisin Kuadri ndërkombëtar instrumente të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës së mjedisit Kuadri rajonal (kontinental) o Evropë o Afrikë o Amerikë Zbatimi në nivel kombëtar: legjislacioni /vendime gjyqësore (ilustrime-shembuj) TEMA 11 Puna, Shëndeti dhe Mjedisi Kuadri ndërkombëtar Agjenci ndërkombëtare me kompetenca rregullatore Konventa të ILO-s lidhur me mjedisin në punë WHO dhe shëndeti mjedisor Zbatimi në nivel kombëtar (ilustrime-shembuj) TEMA 12 Ndryshimi Klimatik Global Konventa Kuadër e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin Klimatik Protokolli i Kiotos TEMA 13 Dëmtimi i shtresës së Ozonit Konventa e Vienës për Shtresën e Ozonit Protokolli i Montrealit TEMA 14 Substancat e dëmshme dhe toksike Konventa e Bazelit për kontrollin ndërkufitar të transportit të mbetjeve të rrezikshme dhe trajtimit të tyre 5
Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit TEMA 15 Përfundimet dhe udhëzime mbi provimin final 6